Ndërron jetë 42 vjeçari pasi u rrëzua në tokë, policia shqiptare: Ishte në gjendje të dehur

Shqipëria

Ndërron jetë 42 vjeçari pasi u rrëzua në tokë, policia shqiptare: Ishte në gjendje të dehur

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Një person në gjendje të dehur është rrëzuar, duke pësuar dëmtime në fytyrë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Burime pranë spitalit bashkiak të Pogradecit bëjnë të ditur se shtetasi 42 vjeçar, Eglantin Proga pasi mbërriti në spital, pavarësisht ndërhyrjes ka gjetur vdekjen.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”.

Policia në vendin e ngjarjes ka pyetur personat e ndodhur në ato momente, ku të gjithë kanë deklaruar për uniformat blu se 50 vjeçari në gjendje të dehur është rrëzuar.

Gjithashtu grupi hetimor po hap kamerat e sigurisë së rrugës për të parë dinamikën e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat