Zjarri në malin e Tërnovës merr përmasa të mëdha dhe djeg qindra hektarë pyje! Kërkohet ndihmë nga ajri

Shqipëria

Zjarri në malin e Tërnovës merr përmasa të mëdha dhe djeg qindra hektarë pyje! Kërkohet ndihmë nga ajri

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Zjarri në Malin e Tërnovës, në Bulqizë, i cili ka qenë aktiv prej 10 ditësh, ka marrë përmasa të mëdha.

Për pasojë, janë djegur qindra hektarë me pyje, ndërsa dyshohet se është i qëllimshëm dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Flakët po favorizohen nga era, teksa zjarrfikësit po ‘luftojnë’ për lokalizimin.

Mësohet gjithashtu se është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat