Përfshihet nga flakët një automjet në hyrje të tunelit të Skërficës në aksin nacional Gjirokastër-Sarandë, duke u djegur plotësisht.
Pasi kanë marrë njoftimin, zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë.
Në automjetin e përfshirë plotësisht nga flakët u ndërhy, por pa sukses.
Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.