I vuri zjarrin tokës së kushëririt të tij, pranga 58 vjeçarit në Tiranë

Shqipëria

I vuri zjarrin tokës së kushëririt të tij, pranga 58 vjeçarit në Tiranë

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për zjarrvënie.

Sipas policisë, 58 vjeçari i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me pemë dhe shkurrë në pronësi të kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Prush.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 58-vjeçarit një mjet prerës thikë dhe një çakmak.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat