Zjarr i përmasave të mëdha në Gorrisht të Vlorës, flakët ‘përpijnë’ mbi 3 mijë rrënjë ulliri

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha në Gorrisht të Vlorës, flakët ‘përpijnë’ mbi 3 mijë rrënjë ulliri

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Mërtiraj, Gorrisht të Vlorës gjatë natës.

Zjarri është përhapur shumë shpejt, i favorizuar dhe nga era, duke djegur sipërfaqe me pemëtari dhe bimësi.

Flakët kanë vijuar që të përhapet me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë pasur të vështirë që të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Mësohet se 6 automjete zjarrfikëse kanë ardhur nga Vlora dhe Fieri, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se janë djegur rreth 3 mijë rrënjë ulliri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat