Më shumë transferta në euro/ BSH: Në korrik rreth 30 mijë, ndikoi turizmi

Shqipëria

Më shumë transferta në euro/ BSH: Në korrik rreth 30 mijë, ndikoi turizmi

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Qytetarët shqiptarë dhe bizneset kanë kryer më shumë transferta në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, korriku ka regjistruar nivelin më të lartë të transaksioneve që prej nisjes së këtij viti.

Numri i transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS përmes arriti në rreth 30 mijë ose 4 mijë më shumë në krahasim me një muaj më parë. Edhe në vlerë niveli i transaksioneve në monedhën europiane ka qenë më i madh duke prekur nivelin 474 milionë euro.

Qarkullimi lartë i monedhës europiane në vend lidhet direkt me turizmin. Korriku vlerësohet si një prej muajve me numrin më të lartë të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin. Rezulton se në korrik vetëm nga aeroporti kanë hyrë 1 milionë turistë.

Këto shifra konfirmojnë gjithashtu nivelin e lartë të euros që ka qarkulluar në vendin tonë duke ndikuar direkt në forcimin e lekut. Në kursin e këmbimit euro preku një nivel të ri duke u ulur nën 100 lekë.

Përgjatë periudhës janar-korrik në total në vend janë kryer rreth 180 mijë transferta në total me vlerë 2.8 miliardë euro.

Funksionimi i sistemit AIPS për transfertat në euro ka sjellë mjaft përfitime për ekonominë shqiptare pasi ka ulur ndjeshëm kostot e transfertave si për qytetarët dhe për bizneset./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat