Reagon avokati i të moshuarit që vrau me bastun shokun e dhomës në azil: E kanë çuar në spitalin e burgut

Shqipëria

Reagon avokati i të moshuarit që vrau me bastun shokun e dhomës në azil: E kanë çuar në spitalin e burgut

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 13:37
Zyhdi Shehi

Pas ngjarjes së rëndë në azil, ku Zyhdi Shehi vrau me bastun shokun e tij të dhomës.

Gjykata vendosi që ai të dërgohej në spitalin psikiatrik, ndërkohë që do të vijonte hetimi për vrasje me dashje.

Por avokati i tij, Alban Qafa thotë se nuk është zbatuar ky vendim dhe se i moshuari është dërguar në spitalin e burgut.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Qafa ka bërë menjëherë një kërkesë për zbatim të vendimit penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat