BE mbështet Shqipërinë dhe Greqinë në luftën me zjarret, drejt vendit tonë një avion ushtarak shumëfunksional

Shqipëria

BE mbështet Shqipërinë dhe Greqinë në luftën me zjarret, drejt vendit tonë një avion ushtarak shumëfunksional

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të menaxhojnë zjarret e mëdha.

Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia.

Shqipëria do të marrë një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili mund të transportojë deri në 6 tonë ujë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat