''Hapni rrugë dytësore''/ Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë

Shqipëria

''Hapni rrugë dytësore''/ Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar.

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.

“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët.

Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.

Qytetarët janë përplasur edhe me forcat e policisë për të hapur rrugën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat