Nuk ka qetësi, riaktivizohen 4 vatra zjarri në Malin e Thatë

Shqipëria

Nuk ka qetësi, riaktivizohen 4 vatra zjarri në Malin e Thatë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 23:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në Malin e Thatë në Pogradec. Zjarri po përparon në ulje të malit duke iu afruar pemëve.

Për momentin janë duke u djegur bimësi e ulët dhe shkurre, por nëse vijon me këto ritme rrezikohen seriozisht pyjet mbi Lubanishtë pranë Shën Naumit bashkë me Parkun e Galiçicës.

Paraditen e sotme forca zjarrfikëse, punonjës pyjore, u dislokuan në zonë duke bërë izolimin e vatrave dhe fikjen e tyre, por mbrëmja ka sjellë sërish flakët të favorizuara nga era.

Prej 8 ditësh Mali i Thatë, Parku i Prespës dhe Galiçica janë nën flakë në pritje të dëshpëruar për ndërhyrje nga ajri që deri në këto momente ka munguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat