Akuzat se ambulanca u vonua në Pogradec, reagon shefi i Urgjencës Kombëtare: Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta

Shqipëria

Akuzat se ambulanca u vonua në Pogradec, reagon shefi i Urgjencës Kombëtare: Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 14:40
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka mohuar akuzat se ambulanca u vonua 30 minuta kur u thirr për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Në  një deklaratë për mediat, Brataj deklaroi se urgjenca ka marrë thirrjen nga policia në orën 19:12, dhe në orën 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka dhënë ndihmën e parë.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat në orën 19:12 ka ardhur thirrja e cila zgjati 40 sekonda. Në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor, gjë e cila ka vazhduar brenda ambienteve të spital. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë. Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta, në total për 20 minuta është menaxhuar misioni me kod të kuq traumatik që dihet dhe rezultati final.”, tha Brataj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat