Spiropali vlerëson figurën e personalitetit arbëresh, Mario Brunetti, pas ndarjes së tij nga jeta: Mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali

Shqipëria

Spiropali vlerëson figurën e personalitetit arbëresh, Mario Brunetti, pas ndarjes së tij nga jeta: Mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 09:42
Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka vlerësuar figurën e personalitetit arbëresh Mario Brunetti, pas ndarjes nga jeta.

Spiropali shprehet se Brunetti mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali.

“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti!

Atij, që me përpjekje si rrallëkush mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike! Parlamentarit që për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës. Intelektualit, vepra e të cilit u bë një urë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, që afroi njerëzit, kulturat dhe institucionet!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat