Goditi infermierin në QSUT për shkak të detyrës, arrestohet 23-vjeçari

Shqipëria

Goditi infermierin në QSUT për shkak të detyrës, arrestohet 23-vjeçari

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur një infermier në spitalin e QSUT-së ditën e djeshme.

I riu me iniciale A. Zh., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin:

– A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale

Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat