Gjirokastër: Merr flakë një sipërfaqe në hyrje të fshatit Dhoksat

Shqipëria

Gjirokastër: Merr flakë një sipërfaqe në hyrje të fshatit Dhoksat

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Një zjarr problematik u regjistrua mesditën e sotme në hyrje të fshatit Dhoksat, Gjirokastër.

Flakët përfshinë fillimisht një zonë me shkurre për tu përhapur më pas në një sipërfaqe të gjerë kullote.

Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikës.

I ndihmuar nga era dhe terreni i thatë zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap në rrethinat e fshatit Dhoksat.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës ndërhynë me shpejtesi për lokalizimin dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.

U bë izolimi i flakëve dhe po punohet për fikjen e plotë të zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat