“Sherri” Basha-Meta, përplasje në distancë dhe akuza për bashkëpunim me Ramën

Shqipëria

“Sherri” Basha-Meta, përplasje në distancë dhe akuza për bashkëpunim me Ramën

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 17:36
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Në mes të sezonit të pushimeve, Ilir Meta dhe Lulzim Basha u përplasën të enjten në distancë, duke shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit si tradhtarë të kauzës opozitare apo si bashkëpunëtorë me kryeministrin Edi Rama.

I pari që nisi sulmin ndaj Bashës ishte Ilir Meta, i cili nga një mbledhje në Partinë e Lirisë fillimisht akuzoi Bashën si bashkautor në aferën e kufirit detar me Greqinë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Lulzim Bashës përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista. Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre”, u shpreh Basha.

Kjo nuk është përplasja e fortë mes Bashës dhe Metës në vitet e fundit që nga momenti kur Berisha u rikthye në PD me procesin e Rithemelimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat