Përplasen dy automjete në aksin Levan-Vlorë, raportohet për të plagosur

Shqipëria

Përplasen dy automjete në aksin Levan-Vlorë, raportohet për të plagosur

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër Levan – Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, një tip ‘Benz’ dhe një tjetër tip ‘Audi’. Ngjarja ka nodhur në afërsi të Qafës së Koshovicës.

Nga përplasja e automjeteve janë plagosur lehtë dy persona që ndodheshin në automjetin tip Benz.

Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë janë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje është policia e qarkullimit rrugor, e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve qe krijuan radhë të gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat