Radhë të gjata në kufirin shqiptaro-grek, qytetarët presin mbi një orë për të kaluar

Shqipëria

Radhë të gjata në kufirin shqiptaro-grek, qytetarët presin mbi një orë për të kaluar

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kristallopigi që lidh Greqinë me Shqipërinë.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj e po vijnë për fundjavë në vendin tonë thanë se policia greke e kufirit po punon vetëm me dy sportele në dalje duke sjellë radhë të gjata në anën greke.

Ata thonë se për të hyrë në Shqipëri kanë pritur mbi një orë.

Gjatë dy ditëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 10.000 shtetas kryesisht shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat