Zjarri përfshin Malin e Tomorit, Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyrja e vështirë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara

Shqipëria

Zjarri përfshin Malin e Tomorit, Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyrja e vështirë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 19:38
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan” me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit.

Në njoftim theksohet se ndërhyrja është e vështirë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat