Padia për Ramën dhe Koçiun e ish-ministrat, Vokshi zbardh detaje: Nuk morën asnjë masë, padi për ‘vrasje me dashje’

Shqipëria

Padia për Ramën dhe Koçiun e ish-ministrat, Vokshi zbardh detaje: Nuk morën asnjë masë, padi për ‘vrasje me dashje’

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 20:32
Deputetja e PD Albana Vokshi

Deputetja e PD Albana Vokshi ngriti një padi në SPAK për “vrasje me dashje” dhe “shpërdorim detyre”, ndaj Edi Ramës, ministrave të shëndetësisë dhe drejtuesve të QSUT-së, lidhur me skandalin te Onkologjiku.

E ftuar në një intervistë televizive, Vokshi tha që kryeministri, ministrja dhe ish-ministrat kanë përgjegjësi direkte, pasi s’kanë marrë asnjë masë.

Vokshi vë në dukje se Koçiu dhe gjithë hierarkia e QSUT-së duhet të ishin shkarkuar pas skandalit te Onkologjiku. Po ashtu ajo bën thirrje për anulimin e koncesioneve dhe paratë të shkojnë për kurimin e pacientëve.

“Çfarë është bërë pas raportit të KLSH? Asgjë. A ka marrë masa ministria, kryeministri, që të rrisë buxhetin, që të japë mbështetje për të sëmurët me sëmundje tumoriale. A ka marrë masa Manastirliu dhe Koçiu? S’kanë bërë asgjë. Edhe pse ka pasur denoncime, edhe pse kemi bërë dëgjesë në komision, s’ka asnjë reagim. Gjendja është po njësoj, mungojnë ende disa medikamente, që mund të humbin jetën pacientët. Një qytetar denonconte për të afërmin e tij, që kishte bërë një ndërhyrje në kokë, kishte bërë vetëm dy terapi, sepse ishte prishur dera e aparaturës. A do të thotë kjo vrasje? Sigurisht kjo është vrasje sepse s’ke ca emri tjetër t’i vësh. Ta dish prej kaq kohësh, prej kaq vitesh, që ka mungesa në Onkologjik. Asnjë masë s’ka marrë pas skandalit te Onkologjiku, mblodhi mjekët, shau mjekët. Me dashje një kryeministër s’merr masat që t’u gjendet pacientëve dhe të sëmurëve. Kur ti buxhetin e shëndetësisë e çon të sterilizimi, e çon te Vilma Nushi, e çon te sterilizimi ku për një set paguajmë 80 e ca herë se sa në vendet e tjera, apo te hemodializa, te katër koncesione të panevojshme. Atëherë kujt i bie përgjegjësia direkt? A i bie kryeministrit?

Nga 12 për qind është ulur në 8 për qind buxheti për Onkologjikun. Kush mban përgjegjësi në hierarkinë e qeverisjes që sot të sëmurët s’marrin kurat, s’bëjnë terapi. Shumica prej tyre i blejnë barnat jashtë. Kjo mungesë barnash nxit edhe kontrabandën, edhe falsifikimin e barnave, edhe rifutjen në sistem të barnave të skaduara. Përgjegjësia është direkte e Ramës, e ministres aktuale, dhe ish-ministrave të Shëndetësisë sepse s’kanë marrë masa. Koçiu dhe gjithë hierarkia e QSUT-së duhet të ishin shkarkuar pas skandalit te Onkologjiku. Pse nuk anulohen koncesionet dhe me këto para të kurohen pacientët? Kush e mban përgjegjësinë që mungon jodi radioaktiv. Nga janari janë anuluar qindra tendera për blerje medikamentesh. Kemi dy raporte të KLSH që janë të faktuara të gjitha shkeljet, abuzimet. SPAK-ut i takon të shohë dosjen dhe faktet. Shpresoj shumë që do e regjistrojë”, tha Vokshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat