Banorët e Krujës dhe Kurbinit në protestë, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, përplasen me policinë

Shqipëria

Banorët e Krujës dhe Kurbinit në protestë, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, përplasen me policinë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 20:52
Pamje nga protesta

Banorët në zonat e Krujës dhe të Kurbinit kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë që të kenë akses dalje dhe hyrje në rrugë, ndërsa gjatë protestës nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve nuk janë ndjerë mirë.

Pas disa momentesh tensioni policia ka mundur të zmbrapsë protestuesit dhe të lirojë qarkullimin për automjetet në autostradën Thumanë-Kashar.

Kjo është e disa herë që banorët e këtyre zonave dalin në protestë, duke kërkuar të drejtat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat