Elbasan/ Policia shton masat për përballimin e fluksit të lëvizjes së automjeteve

Shqipëria

Elbasan/ Policia shton masat për përballimin e fluksit të lëvizjes së automjeteve

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar masat për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut.

Për të eleminuar vonesat në lëvizje, ka rritur gjithashtu prezencën me patrulla në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë.

Deri në këto momente, sipas Policisë, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat