Pas akuzave të forta për bllokimin e llogarive të PL, Ilir Meta eksploron Syrin e Kaltër në Berat, hidhet nga shkëmbi

Shqipëria

Pas akuzave të forta për bllokimin e llogarive të PL, Ilir Meta eksploron Syrin e Kaltër në Berat, hidhet nga shkëmbi

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 10:30
Presidenti i PL-së, Ilir Meta

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka vendosur të eksplorojë Syrin e Kaltër të Beratit, pas akuzave të forta që bëri nga Tirana se po përpiqen t’i bllokojnë llogaritë e Partisë së Lirisë.

Meta, i cili muajt e fundit ka publikuar video teksa eksploron bukuritë e natyrës shqiptare, shihet teksa hidhet nga shkëmbi në Syrin e Kaltër.

“Përshëndetje të gjithëve nga “Syri i Kaltër” i Beratit, Sineci”, shprehet Meta përpara se të zhytet në ujë.

“Çfarë mrekullie, freskie dhe kaltërsie”, shkruan ai krahas videon së shpërndarë në rrjetet sociale.

Gjithashtu Presidentu u PL-së postoi edhe një video me disa të rinj dhe të reja, që sipas tij, i zbuluan këtë mrekulli të natyrës.

Ai i ftoi të gjithë që të vizitojnë Syrin e Kaltër të Beratit, teksa shtoi se me Sinecin bëhet më atraktiv dhe konkurrues, ndërsa theksoi se duhet mbrojtur.

“Falenderoj të rinjtë dhe të rejat e Beratit që më ftuan dhe zbuluan këtë mrekulli, monument natyror unik që duhet ta vizitojnë të gjithë dhe duhet mbrojtur!

Berati i UNESCO-s me Sinecin bëhet edhe në atraktiv dhe konkurrues!”, shprehet Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat