Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 10:36
Vera Zheji.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.

Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.

Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat