Kryeministri i vendit, Edi Rama thekson se numri i vizitorëve dhe turistëve që kanë vizituar kalatë dhe parqet arkeologjike këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ai thekson se kemi një rritje prej 42%, ndërsa 23% e tyre janë vizitorë dhe turistë të huaj. Më tej, shefi i qeverisë tregon me shifra numrin e vizitorëve dhe pesë vendet më të vizituara prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Postimi i Ramës:
Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj
-Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë