Kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa orësh, gjendet i vetëvarur 29-vjeçari

Shqipëria

Kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa orësh, gjendet i vetëvarur 29-vjeçari

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjorm të Vlorës, ku një 29-vjeçar është vetëvarur  në një pemë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

I riu dyshohet se e ka ndërmarrë aktin pasi ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Ai është gjetur nga familjarët, më të cilët kishte humbur kontaktet prej disa orësh.

“Në fshatin Gjorm, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvarur në një pemë, shtetasi R. A., 29 vjeç. 29-vjeçari u gjet nga familjarët e tij, me të cilët kishte humbur kontaktet prej disa orësh” njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat