Përplasen makinat në aksin Lushnje-Berat, dy persona transportohen me urgjencë në spital

Shqipëria

Përplasen makinat në aksin Lushnje-Berat, dy persona transportohen me urgjencë në spital

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë (18 gusht) në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makinë, ndërsa mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se njëri ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat