Ilir Meta takon në Ohër kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Kurrë s’kam dyshuar në fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm!

Shqipëria

Ilir Meta takon në Ohër kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Kurrë s’kam dyshuar në fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm!

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 18:50
Foto nga takimi

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta vlerëson lidershipin e Mickoskit, që siç shprehet ai nën drejtimin e tij VMRO do jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.

Gjatë takimit, Ilir Meta thotë se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe “jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik”, shkruan presidenti i PL.

“Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!”, shkruan Ilir Meta.

Postimi i Ilir Metës

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat