Reshjet e shiut shuajnë pas 15 ditësh flakët në Malin e Thatë

Shqipëria

Reshjet e shiut shuajnë pas 15 ditësh flakët në Malin e Thatë

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Qarku i Korçës ditën e sotme është përfshirë nga reshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatar, shoqëruar me erë.

Sipas informacioneve, të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme, ndërsa rekomandohet kujdes për drejtuesit e automjeteve në qarkullim. Në zonën e Koritës në Maliq janë evidentuar reshje breshëri, por momentalisht nuk raportohet për dëme në sektorin bujqësor.

Reshjet e shiut kanë bërë që vatrat e zjarrit aktive prej 15 ditësh në Malin e Thatë të shuhen dhe situata të kthehet në normalitet.  Në qytetet e qarkut ka prezencë të reshjeve të shiu, por situata është normale për stinën.

Ndërkohë nga reshjet shoqëruar me erë të fortë probleme ka patur në Tushemisht e Leshnice me rënien e disa plepave dhe çati të rrezuara në Sovjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat