16 km trafik në hyrje të Lushnjës! Policia “blindon” zonën, kryejnë kontroll makinave

Shqipëria

16 km trafik në hyrje të Lushnjës! Policia “blindon” zonën, kryejnë kontroll makinave

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Trafik i rënduar është krijuar në Lushnjë, nga Rotondo deri te rrethrrotullimi Savër.

Raportohet se trafiku është rreth 16-17 km i gjatë. 

Kjo pasi në hyrje të Lushnjës është krijuar një postobllok me forca të shumta police të armatosur, që po kryejnë kontroll makinave.

Nuk dihet arsyeja e këtij kontrolli, që ka shkaktuar trafik shumë të rënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat