Avokati Gjokutaj denoncon: Një gjyqtare e GJKKO ka dalë në telefonin e një të arrestuari, pazare me një të kërkuar në..

Shqipëria

Avokati Gjokutaj denoncon: Një gjyqtare e GJKKO ka dalë në telefonin e një të arrestuari, pazare me një të kërkuar në..

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 09:00
Genc Gjokutaj

Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, në një postim në rrjet, aludon për lidhje mes një gjyqtareje të GJKKO-së me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë.

Postimi i Gjokutajt ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj një skandali të tillë.

“Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!

Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron?

Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!”, shkruan Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat