Një shumë prej 41 mijë eurosh janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.
Për këtë u procedua penalisht një 50-vjeçare.
Ajo tentoi të dilte nga Shqipëria dhe nga kontrolli u verifikua se shuma monetare nuk ishte deklaruar konform ligjit.
Paratë u sekuestruan, ndërsa ka nisur verifikimi për burimin e tyre.