Durrës, goditën infermierin e spitalit, arrestohet një person dhe procedohet një tjetër

Shqipëria

Durrës, goditën infermierin e spitalit, arrestohet një person dhe procedohet një tjetër

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar këtë të hënë në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari i arrestuar dhe 17-vjeçari i proceduar goditën për shkak të detyrës një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.

“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Shijak.

Si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat