E rëndë në Krujë/ Hipi në pemën e fiqve, por e zuri korenti! Ndërron jetë 45-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Krujë/ Hipi në pemën e fiqve, por e zuri korenti! Ndërron jetë 45-vjeçari

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Zim Zenel” në qytetin e Krujës.

45-vjeçari, Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga pema, në të cilën kishte hipur për të konsumuar.

Viktima ka hipur në pemën e fiqve, por për fat të keq ka gjetur vdekjen nga korrenti i cili kishte elektrizuar pemën.

Sipas burimeve, shkak i elektrizimi të pemës janë kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë në rrjetin e shpërndarje të OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat