“Baba më fal, nuk ia dola dot. Ishte më…”- Mësuesi amerikan mbyti gruan, dy qentë dhe më pas veten - Ja si u zbulua ngjarja

Shqipëria

“Baba më fal, nuk ia dola dot. Ishte më…”- Mësuesi amerikan mbyti gruan, dy qentë dhe më pas veten - Ja si u zbulua ngjarja

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 gusht) në Tiranë, ku një mësues amerikan, Mathew James Werts, mbyti gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dy qentë dhe më pas veten.

Policia na banesën e 55-vjeçarit ka gjetur një letër të lënë nga vetë ai.

Në letrën e tij, ai shkruante: “ “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”  Ky mesazh i fundit i lënë nga Werts për babain e tij.

Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat