Plagosi 45-vjeçarin se i ngacmoi gruan, vetëdorëzohet në polici efektivi

Shqipëria

Plagosi 45-vjeçarin se i ngacmoi gruan, vetëdorëzohet në polici efektivi

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 23:13
Polici

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve në hyrje të rrugës së “Komunës së Parisit”.

I plagosur me pesë plumba në këmbë ka mbetur 45-vjeçari Lorenc Kosta, ndërsa autori është Erion Goxhara, i cili dyshohet të ketë përdorur armën e shërbimit.

Paraprakisht si shkak është bërë ngacmimi i gruas së efektivit nga Kosta, ndërsa debati ka përfunduar me armë.

45-vjeçari ka marrë ndihmën e parë në  vendin e ngjarjes për tu nisur më pas drejt spitalit për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë mësohet se është vetorezuar ne polici autori plagosjes tek Komuna Parisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat