Një i moshuar është gjetur i pajetë.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Zhapokike 2 në Bashkinë Memaliaj. Dëshmitarë të rastit kane gjetur të pajete trupin e Faik H gati 70 vjeç banor i këtij fshati ku kane vene ne dijeni policinë.
Ne vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton rastin nëse është aksident, vdekje natyrale apo vrasje.
Sipas burimeve nga vendngjarja behet e ditur se viktima kishte pak dite qe kish humbur kontaktet me familjen.