Mbërrin ditën e sotme në Shqipëri kontingjenti italian që do të mbikqyrë sektorin e të burgosurve në të dy qendrat e paraburgimit në dy kampet e ngritura për pritjen e emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin, në bazë të marrëveshjes Itali-Shqipëri.
Kontigjenti i parë prej 45 personash, përfshirë polici, karabinierë dhe policinë financiare, do duhet të zbatojnë rregullat e përcaktuara disa javë më parë.
Ketu përfshihet edhe mënyra e sjelljes me gratë shqiptare, porositë në bare e restorante, qasjen ndaj qytetarëve, etj,.
Guida me 14 pikat e përcaktuara për 45 oficerët e parë të policisë italiane që do mbërrijnë në Shqipëri këtë të martë (20 gusht), u publikua më 6 gusht nga La Repubblica.