Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Devoll, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Pilur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njofton policia.
Ndërsa Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar, banues në fshatin Këmthekër.
Ai ka dhunuar nënën e tij.
Ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje.