'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta më pas vëllezërit Frroku morën armën' Zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Shqipëria

'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta më pas vëllezërit Frroku morën armën' Zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Shqiptarja.com zbardh dëshminë e kamarierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës i cili në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës mbeti i plagosur

“Fillimisht persanat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi.

Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit' ka thënë  Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Ai është plagosur gjatë konfliktit. E ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 21:00 rreth orës 23:20, ai është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat