Aksident në aksin Pogradec -Qafë Thanë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, shkak dyshohet rrëshqitja e njërës prej makinave

Shqipëria

Aksident në aksin Pogradec -Qafë Thanë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, shkak dyshohet rrëshqitja e njërës prej makinave

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një aksident u regjistrua në aksin Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa momentalisht policia është drejt vendit të ngjarjes.

Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga personat që udhëtonin tek të dy mjetet.

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërkohë që paraprakisht dyshohet se rrëshqitja e njërit prej mjeteve nga lagështia në rrugë ka sjellë edhe përplasjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat