Opozita ankimoi në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve: Do shqyrtojmë kërkesën. Kur mbahet seanca

Shqipëria

Opozita ankimoi në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve: Do shqyrtojmë kërkesën. Kur mbahet seanca

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njofton se do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.

Në njoftim thuhet se seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.

Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00”, saktësohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat