Moti me shi, Policia Rrugore apelon: Kujdes gjatë drejtimit të makinave, motomjeteve e biçikletave…por edhe si këmbësorë

Shqipëria

Moti me shi, Policia Rrugore apelon: Kujdes gjatë drejtimit të makinave, motomjeteve e biçikletave…por edhe si këmbësorë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Ndryshimi drastik i motit, nga temperaturat e larta në reshje shiu, ka bërë që Policia Rrugore të bëjë një apel për drejtuesit e makinave, të motomjeteve dhe biçiklietave, për më tepër kujdes, sidomos gjatë natës.

Policia Rrugore shprehet se kujdes duhet të kenë edhe këmbësorët, kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

“APEL PËR MË SHUMË KUJDES!

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht me shenjat dalluese gjatë natës 🌃🌧️🚗🚴‍♂️, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë 🚶‍♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Kjo për shkak të lagështirës në rrugë, rënies së gurëve dhe inerteve nga rrjedhjet e shiut, si dhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor 🚧, që kryesisht vijnë si rezultat i mungesës së durimit në kushtet e trafikut të rënduar 🚦.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat