Banorët e Thumanës nuk ndalin protestat, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar

Shqipëria

Banorët e Thumanës nuk ndalin protestat, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 23:36
Protesta

Banorë  të Thumanës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ata kanë  bllokuar aksin rrugor, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me Policinë, të cilët kërkojnë me ngulm të mos lejojnë qytetarët që të protestojnë për aksesin në rrugë.  

Ata shprehen se edhe pse i kanë futur në burg dhe dhunuar, nuk do të ndalin protestën deri në një zgjedhje.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike

Protesta e banorëve të Thumanës të cilët kërkojnë dalje në autostrade Thumanë-Kashar ka regjistruar edhe këtë herë incidente dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat