I dënuar me 15 vjet burg për “trafikim të miturish”, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri

Shqipëria

I dënuar me 15 vjet burg për “trafikim të miturish”, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të miturish u esktradua nga Greqia në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina.

I ekstraduari është Kujtim Demiri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Njoftimi zyrtar

Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri

Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat