Protesta para Bashkisë, policia njofton bllokimin e disa rrugëve, ja thirrja që ka për qytetarët

Shqipëria

Protesta para Bashkisë, policia njofton bllokimin e disa rrugëve, ja thirrja që ka për qytetarët

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 08:41
Ilustrim

Ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Bllokimet ndodhin për shkak të zhvillimit të një tubimi.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon gjithashtu të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat