Zbardhen detaje nga ngjajra e rëndë ku efektivi Erjon Goxhari plagosi inxhinierin e ERE Lorenc Kosta. Autori u vetëdorëzua në DVP Tiranë pasditen e të mërkurës i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij. Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhari ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej rë cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.
“Kam qenë në lokal duke drekuar me vajzën time, kam parë Lorenc Kostën rastësisht. Kam çuar diku vajzën dhe e kam lënë aty dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij. Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam patur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”, tha ai.
Policia ka negociuar me të afërmit për të bindur autorin për t’u dorëzuar. Pavarësisht Goxhara mbajti këtë qëndrim, grupi i hetimit nuk është bindur për vertetësinë e deklarimeve. Rrethanat, provat materiale dhe dëshmitë e personave të tjerë, krijojnë bindjen e arsyeshme se efektivi i policisë e ka ndjekur shënjestrën dhe e ka planifikuar ngjarjen. Veç kësaj, Goxhara kishte krijuar të gjitha kushtet ditën e ngjarjes për të realizuar qëllimin kriminal. Ende nuk është arritur të merret dëshmia e viktimës së sulmit Lorenc Kosta për shkak të gjendjes shëndetësore.
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.