Dyshohet ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me thikë, pranga 44-vjeçarit në Fier

Shqipëria

Dyshohet ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me thikë, pranga 44-vjeçarit në Fier

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Frakull të Fierit. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin, 44 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat