Këlliçi sulmon ndërkombëtarët: Jeni të kapur, tentuat për 3 vite të shuani PD-në

Shqipëria

Këlliçi sulmon ndërkombëtarët: Jeni të kapur, tentuat për 3 vite të shuani PD-në

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:50
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi ka sulmuar sot ndërkombëtarët që shërbejnë në vendin tonë, duke i akuzuar ata se janë të kapur.

Nga protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi deklaroi se ndërkombëtarët kanë tentuar që të shuajnë opozitën dhe PD-në.

“Edhe pse ndërkombëtarët nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativae e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale…

A ia dolën? Sigurisht që jo.

Është 22 gusht dhe jemi këtu në protestë”, deklaroi Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat