58 të infektuar me ethet e Nilit, ISHP kërkon që të bëhet dezinfektimi kundër mushkonjave

Shqipëria

58 të infektuar me ethet e Nilit, ISHP kërkon që të bëhet dezinfektimi kundër mushkonjave

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 17:12
Ilustrim

Numri i personave të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor të konfirmuar në laboratorin e ISHP në Shqipëri, ka mbërritur në 58, ndërkohë që situata po mbahet në monitorim nga Instituti i Shëndetit Publik.

ISHP, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që procesin e dezinfektimit të mos e anashkalojnë, dhe t’i dezinfektojnë territoret në të cilat mushkonjat veprojnë, pasi që nga shfaqja e kësaj sëmundjeje është raportuar se tre persona kanë humbur jetën.

Nga shërbimi infektiv, kanë njoftuar se Kurbini, Fieri dhe Lushnja janë tre vendet ku ka pasur më shumë raste të infektimit, ndërkaq në po të njëjtat vende procesi i dezinfektimit ka mbaruar.

Ata kanë njoftuar se dezinfektimi është kryer edhe në Tiranë me qëllim frenimin e përhapjes së kësaj sëmundje e cila shkakton humbje jete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat