Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.
I riu dyshohet se pasi ka hipur si pasagjer në një taksi nën kërcënimin e thikës i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:
– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.